E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kundërshtuan forcat e policisë, arrestohen tre persona

Tre të rinj të shpallur në kërkim prej disa ditësh kanë rënë në prangat e policisë.

 

Të rinjtë ishin shpallur në kërkim pasi kundërshtuan me dhunë patrullën e Policisë të Komisariatit Nr. 5 dhe u larguan.

 

Reklamë

Tre të rinjtë e arrestuar janë me inicialet: E.K., 24 vjeç, F.T., 23 vjeç, A.H., 29 vjeç, të tre banues në Kamëz.

 

Këta persona ishin shpallur në kërkim, sepse në datën 05.07.2019, rreth orës 01.30 të mëngjesit ndodheshin në një lokal dhe po shkaktonin zhurmë.

 

Gjatë momentit që ka shkuar policia, tre të rinjtë, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, për t’i penguar në kryerjen e detyrës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë