E hënë, 28 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kundërshtuan efektivët e policisë për të hyrë në banesë, ndëshkohen me gjobë 81 këmbësorë

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 18 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

 

81 shtetas janë ndëshkuar me 10 mijë lekë gjobë, të cilët kishin dalë pa ndonjë arsye për të lëvizur gjatë paradites dhe kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë për të hyrë në banesë, si dhe 200 shtetas, të cilët u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, në orët e pasdites, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

 

Nga ana tjetër, është gjobitur me 700 mijë lekë edhe një shtetas, pasi është kthyer nga një vend i prekur nga COVID-19 dhe nuk është gjetur në ambientet e banesës së tij, gjatë kontrollit të bërë nga punonjësit e policisë.

 

Po ashtu, janë konstatuar 7 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.

Vazhdo të lexosh