E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kundërshtoi e kanosi efektivët e patrullës së përgjithshme, pranga 35 vjeçarit

Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi kundërshtoi dhe kanosi punonjësit e policisë.

 

Reklamë

35 vjeçari I arrestuar është me inicialet E. D., banues në Tiranë.

 

35 vjeçari, sipas policisë, ka qenë duke u konfliktuar me një shtetas tjetër në rrugnë “Mikel Maruli” në Unazë të Re. Por gjatë momentit që policia ka ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin, 35 vjeçari ka kundërshtuar me forcë dhe ka kanosur efektivët e patrullës së përgjithshme.

 

Ai akuzohet për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Kanosja”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë