E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 59 minuta më parë
Video · Politikë

Kundërshtarët kërkojnë të ngrëne çadër kundër Bashës

Ideja e çadrës si proteste per garantimin e standardeve te proceseve zgjedhore duket se nuk do te përdoret vetëm nga opozitat ne parlament, por edhe nga opozitat brenda partive. Kritiket e Bashes po diskutojnë idenë e ngritjes se një çadre brenda oborrit te Partisë Demokratike ne shenje proteste ndaj vendimit qe gara për kreun e PD te mbahet ne 22 korrik.

 

Nje dite me pare, ata e cilësuan shpalljen e datës se zgjedhjeve nga dy nënkryetaret e partisë si anti-statutore, duke theksuar se; qe gara te jete e barabarte Basha duhet te jape dorëheqjen, duhet te mblidhet Këshilli Kombëtar per te bere analizën e rezultatit te zgjedhjeve dhe mbledhja e kryesisë, per te vendosur hapat qe do te ndiqen.

 

Reklamë

Por ne mungese te nje reflektimi nga drejtuesit e PD, grupi i kritikeve po diskuton idenë e ngujimit ne çadër si dhe reagimin nëpërmjet formave te tjera demokratike. Ndërkaq selia e PD sot ka qene e qete, dhe mësohet se nuk do te ketë asnjë tërheqje nga vendimi qe kandidaturat per kryetarin e PD te depozitohen deri te dielën dhe zgjedhjet te zhvillohen ne datën 22 korrik. Deri me tani, zyrtarisht ne gare per postin e partisë me te madhe te opozitës jane Lulzim Basha dhe ish-kryetari i PD Eduard Selami.

 

 

Më shumë video

Reklamë