E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kundërshtarët e Bashës lihen jashtë Këshillit Kombëtar të PD

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike është publikuar lista e kandidatëve për Këshillin kombëtar.

 

Lista ka 350 kandidate dhe pjesë e saj janë të gjithë ish deputetët e PD dhe anëtarët e këshillit aktual.

 

Reklamë

Jashtë listës kanë ngelur kundërshtarët më të fortë të Bashës: Majlinda Bregu, Ridvan Bode, Genc Ruli e Astrit Patozi.

 

Basha ka sqaruar ne kryesi se në listë mungojnë vetëm ata emra që kanë deklaruar se nuk janë më pjesë e PD, edhe pse një deklarate të tillë e ka bërë vetëm Patozi.

 

Tek emrat e kandidateve bie në sy rikthimi i Gazmend Oketës dhe Aleksandër Biberaj, te dy politikane qe u larguan nga PD per t’iu bashkuar partise së Bamir Topit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë