Subscribe

 

Kundërshtaret e kryetarit te PD Lulzim Basha do te vazhdojnë lëvizjen e tyre brenda PD, tashme duke u fokusuar tek misioni per demokratizimin e kësaj force politike. Nëpërmjet nje deklarate lëvizja per ringritjen e PD ka sqaruar shtyllat e aksionit politik qe do te nise ne vjeshte; analize per humbjen e thelle ne zgjedhje, ndryshimi i statutit ne funksion te demokratizimit te PD,  kthim tek parimet e se djathtës e mbështetësit e saj tradicionale, beteje kundër qeverise Rama.

 

“Për këtë ne do të punojmë si një lëvizje e strukturuar brenda partisë me një platformë të qartë politike dhe në muajin shtator do të paraqesim një projekt-statut të ri për t’u vendosur më pas nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Demokratike  jo më vonë se fundi i vjeshtës së këtij viti.”

 

Propozimet per ndryshimin e statutit përmbajnë teza qe jane artikuluar me herët nga figura te rëndësishme te PD si Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Besnik Mustafaj e Ridvan Bode. Ato synojnë me shume fuqi vendimmarrëse per forumet per arritjen e marrëveshjeve politike, por edhe per përzgjedhjen e deputeteve, duke krijuar edhe nje gjykate te partisë per kontrollin formal te procesit te vendimmarrjes, si dhe rastet kur kryetari i PD largohet nga detyra.

 

“Në rast të humbjes së zgjedhjeve parlamentare kryetari i PD-së të japë dorëheqjen e menjëhershme; Në rast të humbjes së dy palëve zgjedhjeve, kryetari i Partisë Demokratike të japë dorëheqje të parevokueshme. Në rast se Partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme kombëtare më tepër se herën paraardhëse, kryetari i saj të japë dorëheqje të parevokueshme.”

 

Sipas statutit te PD, kuvendin e PD mund ta thërrasë përveç kryesisë dhe Këshillit Kombëtar me propozim te kryetarit Basha; edhe ¼ e anëtareve te Kuvendit Kombëtar ose 25 mije anëtare te partisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *