Subscribe

Nxënësit e “Mehmet Akif” dolën sërish në protestë ditën e sotme para Ministrisë së Arsimit, për të kundërshtuar vendimin për mbylljen e shkollës së tyre.

 

Nxënësit, prindërit e tyre dhe përfaqësues të shkollës u stacionuan para ministrisë gati 40 minuta. Ata njëzëri kanë kërkuar që të tërhiqet vendimi i qeverisë dhe që shkolla të vijojë mësimin.

 

Një prej nxënëseve i bëri thirrje ministres që të tërhiqet dhe të japë dorëheqje.

 

“Nëse nuk jeni në gjendje të mbani këtë post, hiqni dorë. Sot unë jam një maturante dhe po rrezikoni shkollimin tim. Mos mendoni se do të dorëzohemi. Ku jeni sot zonja Evis Kushi? Dil para nesh. Boll me këto përralla që thoni në Tv. Ju bëjmë thirrje dhe jepni dorëheqje. Dilni poshtë dhe na jepni përgjigje, kaq kisha”, tha një prej nxënësve.

 

Më pas protestuesit nisën marshimin drejt Kryeministrisë, ku do të stacionojnë protestën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *