E shtunë, 26 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Video · Kronikë

Kunati e ftoi për Vitin e Ri dhe më pas e vrau/ Del fotoja e 42-vjeçarit që humbi jetën

Zbardhen të tjera detaje për vrasjen që zgjoi Tiranën këtë të premte.

 

Mësohet se Klajdi Shundi e kishte ftuar për darkë kunatin Vladimir Zvezdën për të festuar Vitin e Ri.

 

Por pas një diskutimi më njeri-tjetrin, ai i mori jetën, duke e qëlluar me thikë në qafë. Mësohet se debati ka nisur në banesë, por më pas dy personat kanë zbritur poshtë ku kanë diskutuar.

 

“Vizion Plus” ka siguruar edhe foton e viktimës.

 

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se viktima Vladimir Zvezda dhe autori Klajdi Shundi nuk kanë pasur konflikte më parë me njëri-tjetrin.

 

Më shumë video