Reforma zgjedhore nëse ka vullnet politik mund të përfundoje brenda ditës por duket se ky vullnet mungon. I këtij mendimi është një prej ish drejtuesve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nder vite, Kristaq Kume i cili i ftuar ne emisionin “7pa5” analizoi situatën ne te cilën ndodhemi pak muaj përpara zgjedhjeve. Sipas Kumes, edhe çështja e votimit te emigranteve është mjaft problematike pasi nëse do te realizohet duhet bere sipas rregullave te mirëpërcaktuara me pare. Nëse një gjë e tille do te ndodhe thotë zoti Kume, atëherë duhet te realizohet nëpërmjet Postes Shqiptare,por me pare duhen specifikuar kushtet e votimit,vlera dhe pesha e kësaj vote,e për ketë kërkohen edhe ndryshime ne Kushtetute. Ne analizën qe zoti Kume i beri situatës ne te cilën ndodhet procesi i reformës zgjedhore ai thekson se dy partitë e mëdha PD dhe PS kane një tentative te vazhdueshme për te përjashtuar me te vegjlit ose për përfshirjen e tyre ne koalicionet e mëdha për te shfrytëzuar votat qe ato mbledhin. Kjo është arsyeja qe sipas zotit Kristaq Kume ,nuk ka gjasa qe te ndryshoje sistemi zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *