Një tjetër lojtar shqiptar në një skuadër të madh italiane.

Marash Kumbulla ka zgjedhur të luajë për Romën.

Ky është lajmi i madh që vjen nga Italia për talentin e Veronës që shkelqeu sezonin e fundit në Seria A.

Në total ky mbrojtës do ti kushtojë Romës 30 milionë euro, 5 milionë direkt, 18 në fund sezoni dhe 7 milionë euro të tjera bonuse. Një shumë që mund të zvogëlohet vetëm nëse Hellas Verona vendos të bleje kartonin e Cetin, i cili është në pronësi të Romës.

 

Marash Kumbulla mund të zbresë në fushë që në javën e parë të kampionatit, ditën e shtunë dhe për më tepër kundër skuadrës që e bëri kaq të rëndësishëm.

Lëvizje e madhe edhe në aspektin financiar të vetë lojtarit i cili do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon, shumëfish I asaj që merrte tek Verona.

Pavarësisht se Lazio dhe Inter për një kohë të gjatë kishinb shpreur vullnet të madh për të blerë Kumbullën,në fund mbrojtësi kuqezi zgjodhir verdhekuqtë e tani do të ketë një derbi kuqezi në kryeqytet me Taren, Muriqin ( shqiptar i Kosovës)  dhe Strakoshen nga njeri krah si dhe Kumbullën nga ana tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *