Ish-ministrja e Kulturës dhe njëkohësisht deputetja e PS-së,  Mirela Kumbaro ka ka komentuar këtë të hënë vizitën e Albin Kurtit në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale.

 

Përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, ajo shprehet se është zhgënjyer për qëndrimin e kreut të Vetevendosjes.

 

“S’i besova syve kur pashë Albin Kurtin sot brenda pengmarrjes së mjediseve universitare, pa ia dëgjuar ndonjëherë mëndjen për ligjin e Arsimit të Lartë në Shqipëri! Pa lidhje me vullnetet reale për tē përmiresuar pasojat e gjëmave që ka njohur bota universitare në 25 vite të shkuar e që nisëm t’i pastrojmë në 2015 së pari duke çrrënjosur qelqet e gjembat e Vitrinave bashke me part-time-et që mbytën të papunët me diploma që s’i duhen kujt!

Po fare pa lidhje!

Çfarë zhgënjimi i madh ta shohësh aq të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *