Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 August 2026
Vizion fokus

Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë shpejt në...

Zelensky: Mbajtja e zgjedhjeve në kohë lufte, rrezik për...

Berisha akuzon Ramën: “Pasqyrë Albania”, vjedhje e re e...

Gjenden 11 trupa pas fundosjes së anijes me emigrantë...

Netanyahu: Gaza nuk do të kthehet në situatën e...

Rama zbardh detajet, ja çfarë u diskutua me drejtuesit...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik, deputetë e...

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat...

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e...

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2...

Kumbaro prezanton e-Visitor, platformën e të dhënave në turizëm dhe përgatitjet për sezonin veror 2025

10 Prill 17:45

Nga Durrësi, në një takim që i parparin sezonit turistik 2025 me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantoi e-Visitor, platformën që po modelohet për të siguruar të dhëna në kohë reale mbi “trafikun” e turistëve të akomoduar, kapacitetet akomoduese, netqëndrimet, origjinën e turistëve, tipologjinë gjeografike të shpërndarjes në territor etj.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Kumbaro u shpreh se rritja e numrit të vizitorëve të huaj është reflektuar edhe në të ardhurat e arkëtuara nga turizmi, por duhet tejkaluar informaliteti nga ana e strukturave akomoduese mbi okupancën e shtretërve dhe kapacitetet që deklarojnë.

Kumbaro u shpreh se kjo metodologji e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave, një bashkëpunim i Ministrisë së Turizmit me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Bankën Botërore, mbështetet në tre shtylla kryesore: “Shtylla e parë është regjistri qendror i turizmit që garanton pajtueshmëri rregullatore si dhe standarde e kategorizime të qarta. Gjithashtu, ky regjistër thjeshtëzon shërbimet, siguron digjitalizim të përmirësuar dhe optimizim të regjimit të TVSH për turizmin.

Shtylla e dytë është platforma e-Visitor që siguron mbledhje të dhënash në kohë reale, e për pasojë optimizimin e të ardhurave fiskale (Taksa e fjetjes). Përmes kësaj platforme, sigurohet formalizim i aktivitetit të sektorit, siguri e shtuar dhe mund të studiohen trendet e sjelljes turistike.

Shtylla e tretë është sistemi i të dhënave të turizmit që mundëson analizën gjithëpërfshirëse të sektorit, ndihmon në hartimin e politikave zhvillimore të bazuara në të dhëna si dhe siguron vlerësim real të impaktit ekonomik të turizmit. Ky sistem të dhënash është gjithashtu kyç për përmirësimin e marketingut dhe promocionit bazuar në modelet e parashikueshmërie të Tourism Satellite Account – sipas UN Tourism”, u shpreh ministrja Kumbaro duke shtuar se një sistem i tillë është një ndër rekomandimet që derivon nga Strategjia Kombëtare e Turizmit 2024-2030.

Më tej, Kumbaro foli edhe për punën e masat e marra për mbarvajtjen e sezonit veror 2025: “Ka përfunduar procesi i miratimeve paraprake për stacionet e plazhit dhe të gjitha informacionet janë depozituar pranë subjekteve dhe Bashkive përkatëse.

Nga Velipoja deri në Ksamil përgjatë gjithë bregut, përfshirë liqenin e Pogradecit janë 1014 parcela publike dhe 600 subjekte që menaxhojnë përkohësisht parcelat e plazheve” u shpreh ministrja Kumbaro.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
e-Visitor Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë shpejt në një fazë të re të luftës me Iranin

më shumë...

Vihet në kontroll pas 30 minutash zjarri në Ujin e Ftohtë, rrezikoi restorante e hotele, turistët u larguan të alarmuar

më shumë...

Zelensky: Mbajtja e zgjedhjeve në kohë lufte, rrezik për Ukrainën

më shumë...

Berisha akuzon Ramën: “Pasqyrë Albania”, vjedhje e re e qytetarëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:56

Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë...

10:44

Vihet në kontroll pas 30 minutash zjarri...

10:33

Zelensky: Mbajtja e zgjedhjeve në kohë lufte,...

10:27

Zjarr pranë tunelit, situatë kritike në zonën...

10:04

Berisha akuzon Ramën: “Pasqyrë Albania”, vjedhje e...

9:46

Gjenden 11 trupa pas fundosjes së anijes...

9:04

Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit,...

8:54

Netanyahu: Gaza nuk do të kthehet në...

8:20

Kuçovë/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës...

8:08

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me...

7:52

Ilaçet që mund ta bëjnë më të...

6:53

Rama zbardh detajet, ja çfarë u diskutua...

6:24

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik,...

6:10

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush...

5:48

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir,...

5:38

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet...

5:32

Arrestimi i Vis Kosovës, policia: Dhunoi dhe...

5:16

Arrestohet djali i ministrit, policia heton pjesëmarrjen...

5:13

Irani: Do dokumentojmë krimet e SHBA-së dhe...

4:23

Shoferit i hiqet leja e qarkullimit, merr...

Më të klikuarat

  • Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra në Athinë, autori i...
  • Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë zjarri...
  • Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i plagosur...
  • Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e para
  • Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat (E...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.