Subscribe

Ligji i viti 2015 për turizmin nuk i përgjigjej realiteti, prandaj qeveria ka vendosur miratimin e një ligji të ri. Vendimi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Realiteti në sektorin e turizmit nuk është ai që ka qenë dia vite më parë çka solli nevojën për një ndryshim.

Kumbaro: Sot miratuam në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit, ndryshime për një ligj të rëndësishëm. Turizmi ka qenë e do jetë kryefjalë, të dhënat janë se do jetë deri në 2030, ligji i 2015 nuk i përgjigjej realitetit dhe dinamikave të reja ku duhet ta pranojmë edhe sektori privat ka ecur më shpejt më mirë dhe me ritëm më pozitiv.

Edhe vizioni i qeverisë është shumë më i avancuar se ligji i 2015 ku realiteti në sektorin e turizmit nuk ishte ky që kemi sot.

Kjo bënte të nevojshme nevojën për ndryshime ligjore, qoftë për realitetet e reja në tregun e turizmit në sektorin privat, kërkesat e reja që vijnë nga konsumatori, për të dhënë garanci më shumë për shërbime më cilësore. Është një mekanizëm edhe për formalizimin e tregut të turizmit. Rritja e kërkesës ka ecur më shpejt se sa oferta.

Garantojmë konkurencë të ndershme, raport të ndershëm me tatimet në shtet. Gjithashtu institucionet e turizmit që janë brenda ministrisë, ishte e nevojshme që praktika reale të pasqyrohej në ligjin e ri. Nga ana tjetër japim disa nxitje në ligjin e ri për zhvillim të qëndrueshëm gjithëvjetor, me oferta.

Fusim disa dispozita që japin një rëndësi më të madhe statistikave në turizëm. Ky draft ka muja që punohet, është diskutuar në shumë tryeza dhe po ecën paralalilsht me dy nisma të tjera, si strategjia kombetarë e turizmit 2024-2030, e cila do mbyllet brenda pranverës së këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *