Ministria e Kulturës ka gati projektligjin e ri për të drejtën e autorit. Drafti synon te eliminoje piraterinë, dhe është hartuar në përputhje me orientimet e parlamentit dhe këshillit të ministrave të Bashkimit Europian. Sipas ministres Kumbaro, hallka më e dështuar ne zbatimin e këtij ligji ishte ajo e personelit që jo vetëm ishte i pakualifikuar, por edhe nuk ushtronte kontroll ne terren. Gjate diskutimeve ne Komisionin Parlamentar per Informim, u debatua për rolin e Ministrisë, jo vetëm ne zbatimin e këtij ligji, por edhe ne kompetencat qe i jepen zyrës shqiptare të së drejtës së autorit, këshillit, por edhe agjencive. Pas diskutimeve ne komisione, pritet që ky projektligj të miratohet nga parlamenti, duke hapur kështu rrugë për ndëshkimin e piraterisë.