Subscribe

Ministrja e turizmit Mirela Kumbaro ka paraljmëruar bzineset se nëse nuk kanë vrojtues plazhi, do të penalizohen.

 

Kontrata parashikon disa kritere si stacion plazhi, ndaj dhe ministrja gjaët një ispektimi të vijës bregdetare në Durrës dhe Kavajë njoftoi se po merren masat e para ndëshkuese.

 

“Kemi nisur me prishjet e kontratave. Kjo është një masë që po e zbatojmë sivjet, sepse e kemi futur në Vendimet e Këshillit të Ministrave dhe do të jemi të detyruar ta aplikojmë sa herë që nuk ka respektim të kriterit që bëhet i detyrueshëm, siç është prezenca e vrojtuesit”, vazhdoi ministrja Kumbaro

 

Më tej minitrja I kujtoi operatorëve turistike që ushtrojnë veprimtari në det se duhet të licensohen, ndyshe do ti sikuestrohen mjeti nga policia

 

“Në momentin që ne dhe Policia Kufitare filloi të ndalonte qarkullimin e atyre mjeteve të operatorëve të papajisur me certifikatë, kemi një lumë kërkesash. Ne vazhdojmë t’i presim, plotësimi i dokumentave është një kusht i panegociueshëm. Çdo aktivitet është i mundur, por duke respektuar  rregullat dhe kjo vlen për detin, vlen për liqenin, vlen për lumin”, përfundoi ministrja.

 

Një tjetër apel për biznesin,  ministrja e kishte për mjedisin duke I kërkuar sipërmarrësve të mbajnë pastër territorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *