Rama: 11.7 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024

2024 ishte një vit i begatë sa i përket turizmit në Shqipëri, ku u shënua një numër rekord turistësh të cilët vizituan vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjet lajmin e mirë ku thekson se përgjatë vitit që lamë pas 11.7 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë.
Siaps tij Shqipëria nuk është thjesht kuriozitet i momentit, por ka shtruar për së mbari rrugën e saj në rritjen e qëndrueshme në shifra.
Postimi i Ramës:
✈️???????? 11,7 milionë vizitorë të huaj ose 15% më shumë se viti 2023, e bën vitin 2024 një tjetër vit rekord që na dëshmoi se Shqipëria nuk është thjesht kuriozitet i momentit, por ka shtruar për së mbari rrugën e saj në rritjen e qëndrueshme në shifra, në krijimin e një oferte serioze e të diversifikuar, si dhe ofrimin e përvojave unike në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj ❤️????????
????????Konsolidimi i tregjeve të Europës Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca, Spanja apo Britania, përveç rritjeve nga vendet e rajonit dhe afrimi i vizitorëve nga tregjet e largëta aziatike dhe amerikane, shoqëruar me impaktin e jashtëzakonshëm në ekonomi siç janë 3,8 miliardë euro të gjeneruara nga turizmi të cilat kanë hyrë në zinxhirin e ekonomisë shqiptare vetëm në 9 muajt e vitit 2024, apo edhe vetë rritja e standardeve të strukturave akomoduese, janë treguesit më të mirë të vizionit që po bëhet realitet, promovimit prestigjioz dhe përvojave të mira të krijuara vit pas viti ????????️????♀️????
#AlbaniaAllSenses????️????????♂️????
#VisitAlbania????️????????????
#KrenarpërShqipërinë❤️????
#VetëmPërpara➡️????????
#SHQIPËRIA2030????????⭐️
“Konsolidimi i tregjeve të Europës Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca, Spanja apo Britania, përveç rritjeve nga vendet e rajonit dhe afrimi i vizitorëve nga tregjet e largëta aziatike dhe amerikane, shoqëruar me impaktin e jashtëzakonshëm në ekonomi siç janë 3,8 miliardë euro të gjeneruara nga turizmi vëtëm në 9 muajt e vitit 2024 apo rritja e standardeve të strukturave akomoduese janë treguesit më të mirë të vizionit që po bëhet realitet, promovimit prestigjoz dhe eksperiencave të mira të krijuara vit pas viti”, shkruan Rama.
Ndërkohë më herët, ministrja Mirela Kumbaro e kishte quajtur vitin 2024 si “prova e zjarrit”, për ruajtjen e suksesve të arritura në vitin 2023 në turizëm dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për shifrat dhe Bankës së Shqipërisë për rritjen ekonomike, ky vit që shkoi shfaqi një rritje të qëndrueshme në të dy aspekt.




