Subscribe

Gjirokastra hapi dyert për të mirëpritur këtë herë kulturën sllovene. Në një ekspozitë, ku prezantohen produktet e Sllovenisë, në kuadër të presidencës sllovene në Këshillin e Bashkimit Europian, zv.ambasadorja shprehet e lumtur për këtë organizim të mbajtur për herë të parë në qytetin e gurtë.

 

MILENA RADENKOVIC

AMBASADORE E SLLOVENISE NE TIRANE

Kjo është hera e parë që ne vijmë në Gjirokastër për të bërë një event të tillë. Përpara se ne të bashkëpunonim për këtë event, ne kishim një event muzikor në festivalin e muzikës në Gjirokastër. Kjo ekspozitë me titull “jetesa e te ardhmes” është një koleksion dizajnesh nga dizajnerë të ndryshëm që kanë punuar me materiale të riciklueshme. Filozofia e gjithë ekspozitës është ripërdorimi i materialeve në mënyrë që ato të kenë një jetëgjatësi më të madhe dhe të jenë më miqësore ndaj ambientit.”

 

Për kuratoren e ekspozitës Samuela Hidrin, një event i tillë shërben jo vetëm si një portë kalimi mes kulturave të dy vendeve, por dhe si një nevojë për brezat e rinj.

 

“SAMUELA HIDRI

KURATORE E EKSPOZITES

Në këtë ekspozitë kemi një përzgjedhje objektesh dizajni sllovene që të cilat janë të punuara me metoda artizanale tipike të Sllovenisë, duke përdorur materiale të ricikluara si druri, plastika, argjendi. E gjithë filozofia e kësaj ekspozite është jo vetëm të krijohen objekte dizajni me material të riciklueshme, por dhe objekte që të plotësojnë nevojat e brezave të rinj në të ardhmen.”

 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri te dielën ne mbrëmje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *