E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Kultivuesit e qershisë në krizë, nuk ka treg për shitjen e prodhimit

Kultivuesit e qershisë në fshatin Dvoran të Korçës nuk po arrijnë dot që të vjelin prodhimin e tyre, pasi po përballen me mungesë të fuqisë punëtore. Shkak është bërë mos funksionimi i transportit publik si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia.

Nga ana tjetër, ata thonë se po detyrohen ta shesin prodhimin me 80 lekë për kilogram apo dhe më pak.

E njëjta situatë paraqitet edhe për kultivuesit e qershisë në Dibër, të cilët thonë se janë të detyruar ta sheshin prodhimin e tyre në rrugë pasi shteti nuk po ndjek politika mbështetëse për të stimuluar tregjet e shumicës.

Për kultivuesit e qershive problem mbetet edhe mungesa e subvencioneve në rastet kur iu dëmtohet prodhimi.

Më shumë video

Reklamë