E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kultivuesit e kanabisit kapen në flagrancë

Policia e Elbasanit prangosi këtë të diel tre persona, të akuzuar për kultivim kanabisi.

 

Të arrestuarit janë të moshave 32, 39 dhe 47 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tyre, njëri 30 e tjetri 83 vjeç.

 

Reklamë

Sipas policisë, ata kanë kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël.

 

Efektivët gjetën edhe 26 fishekë e fara kanabisi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë