Subscribe

Jo vetëm në zonat malore dhe të fshehta, por kultivimi i drogës po bëhet edhe brenda reparteve ushtarake. Policia njofton se gjatë një operacioni janë gjetur brenda repartit ushtarak të Zall Herrit 125 bimë kanabis.

 

Në pranga ranë Gramoz Mullai, Rustem Koçi, Gentian Zhurda, të tre efektive të forcave ushtarake. Gjithashtu 4 persona të tjerë, punonjës po të këtij reparti janë proceduar në gjendje të lirë. Sipas policisë ata kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike brenda repartit ushtarak. Ndërkohë vijojnë hetimet për të parë nëse ka të tjerë efektive të forcave ushtarake të përfshirë në këtë skemë të kultivimit të lëndëve narkotike.

 

Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë zhvilluar disa operacione edhe në qarqe të tjera të vendit. Konkretisht në Fier janë gjetur 300 bimë narkotike, shuma parash si dhe armë zjarri. Në pranga kanë rënë vëllezërit Luan, Astrit dhe Arben Kocaqi.

 

Aksione janë zhvilluar edhe në Selenicë e në disa zona të tjera ku janë gjetur dhe më pas asgjesuar bimët narkotike.

 

Në total gjatë kësaj jave janë asgjësuar rreth 17 mijë bimë kanabis në të gjithë vendin.

 

Për kontrollin e territorit janë angazhuar afro 6000 punonjës policie dhe 75 dronë.

 

Sa i takon arrestimeve, policia bën të ditur se gjatë ditëve të fundit  janë kapur 12 persona në flagrancë ndërsa 10 të tjerë janë proceduar penalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *