E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kultivonte lëndë narkotike në tokën e tij/ Policia “kap mat” 28 vjeçarin në Fier (Emri)

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë 28 vjeçarin Krenar Muça, pasi kishte kultivuar lëndë narkotike në tokën e tij pranë lumit Seman.

 

Reklamë

Përmes një njoftimi për media, policia bën me dije se lënda narkotike u sekuestrua dhe u asgjesua përmes djegies, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Reklamë

Fier/Kontrolle masive të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.  

 

Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis i koduar “Semani”.   

 

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 28-vjeçari.

 

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacione të marra në rrugë policore për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Semani”.

 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 28 vjeç, banues në Daullas, Fier.

 

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar në tokën në pronësi të tij, në fshatin Daullas, në anë të lumit Seman, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

#angazhimpërkushtimsakrificë

#tëvendosurkundërkrimit

#24/7

#nëshërbimtëqytetarëve

Vazhdo të lexosh

Reklamë