Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Policia e Memaliajt  në vijim të kontrollit në territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., banues në fshatin Izvor, Memaliaj, pasi ky shtetas në bahçen e banesës ka tentuar të kultivojë bimë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *