E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kultivonte kanabis në banesë, pranga 50 vjeçarit

Një 50 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Kurbinit pasi kultivonte bimë narkotike.

 

Shtetasi I arrestuar është me inicialet F.H., nga Miloti.

 

Reklamë

Pas informacioneve të marra në në rrugë operative policia e Milotit bëri të  mundur gjetjen dhe shkatërrimin e një mini sere në territorin e banesës së 50 vjeçarit në të cilën ishin mbjellë 295 fara kanabisi në kubikë.

 

Policia thotë se po vijon punën me prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale, për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë