E shtunë, 26 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 48 minuta më parë
Vendi

Kultivonin kanabis në Angli, pranga dy shqiptarëve

Dy të rinj shqiptar kanë rënë në prangat e policisë angleze, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

 

Onformacionet bëjnë me dije se të arrestuarit janë shqiptarët Daniel Cela, 23 vjeç dhe Danjel Ibrushi, 25 vjeç,  dhe është proceduar penalisht pronari i banesës që ua  kishte dhënë banesat me qira dy të rinjve.

 

Gjatë periudhës korrik – dhjetor 2019,  nga Derbyshire Police janë vënë në pranga edhe 8 shtetas të tjerë shqiptarë, ku janë sekuestruar një sasi bimësh narkotike që kultivoheshin me llamba në ambiente të mbyllura.

 

Sipas policisë çatitë e shtëpive i kishin veshur me materiale qe nuk e përçojnë nxehtësinë, me qëllim që të mos identifikoheshin  nga Policia, gjatë monitorimeve  me dron me sensor për nxehtësinë

 

Prej muajit korrik të vitit 2019, Derbyshire Police i ka kërkuar Policisë shqiptare asistencë dhe informacion lidhur me një grup të strukturuar kriminal, në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike (cannabis sativa) që vepronte në Creswell dhe Clowne.

Vazhdo të lexosh