E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kultivonin bimë narkotike, pranga 5 personave në Berat

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Beratit nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

 

Reklamë

Në kuadër të operacionit të koduar “Gjerbës”, janë vënë në pranga P. R., 53 vjeç, G. Xh, 34 vjeç, A. S., 44 vjeç, L. Xh., 31 vjeç, L. Xh., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Komisariatin e Policisë Mallakastër.

 

Sipas policisë për këta shtetas gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Osmënzezë, Berat, në Gjerbës dhe Selitë, Mallakastër, bimë të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar më parë nga Policia, gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë