E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kultivoi bimë narkotike në korrik të 2024-ës, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Një 34-vjeçar, i cili kultivoi në 4 miniparcela bimë narkotike, në fshatin Lotaj, në muajin Korrik të vitit 2024, është arrestuar nga policia e Shkodrës.

Në pranga ka rënë shtetasi K.U, banues në fshatin Lotaj.

Bimët narkotike të kultivuara u asgjësuan gjatë kontrollit të territorit nga Policia, në muajin Korrik të vitit 2024.

“Nga hetimet rezultoi se 34-vjeçari është  autor i dyshuar i kultivimi të një sasie  bimësh narkotike cannabis sativa, në 4 miniparcela, në fshatin Lotaj, gjatë muajit Korrik të 2024”, njoftoi policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë