E shtunë, 17 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kultivoi bimë narkotike buzë lumit Vjosa, arrestohet 55-vjeçari në Mallakastër

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike. Një 55-vjeçar është arrestuar këtë të hënë nga policia në Mallakastër.

Sipas njoftimit zyrtar, 55-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike buzë lumit Vjosa.

Reklamë

Gjithashtu procedohet për shpërdorim detyre, kryeplaku i fshatit Kutë, ku u gjetën bimët.

NJOFTIMI:

Reklamë

Në kuadër të planit operacional antidrogë, të koduar “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi A. Z., 55 vjeç, banues në fshatin Kutë, pasi u kap në flagrancë buzë lumit Vjosa, zonë ku dyshohet se kishte kultivuar 30 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Më tej, në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatin Kutë, shtetasin G. Z., 35 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë