Një operacion i mirëorganizuar nga sektori i narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Shkodër është finalizuar në fshatin Bardhaj Njësia Administrative Rrethina ku mesohet se jane shoqeruar disa persona.

 

Sipas të dhenave paraprake policia ka zbuluar një banesë në zonën e Bardhajve të Shkodrës në të cilën kultovohej lëndë narkotike nëpërmjet llampave elektrike.

 

E gjithe lëndë narkotike ishtë në procesin e mbjedhjes dhe disa prej tyre ishin në tharje.

 

Sipas informacione banesa ku kultivohej lënda narkotike u zbulua nga shpenzimi i energjise elektrike të cilët trafikantet e vidhnin.

 

Nga të dhënat e deritanishme janë sekuestruar rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

 

Sipas burimëve banesa ishte përshtatur më të gjithë kushtet dhe mjetet e duhura për kultivimin e kanabisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *