Dalin detaje të tjera nga operacioni i madh policor mes Italisë dhe Shqipërisë gjatë orëve të fundit që bëri të mundur shkaterrimin e një grupi kriminal që bënte trafik ndërkombëtar të lëndeve narkotike.

Të paktën 37 persona janë ndaluar nga të cilët 10 janë kapur në Shqiperi.

Arrestimet në vendin tonë janë bërë në Tiranë dhe Vlorë por deri më tani nuk ka emra konkretë.

Maksi-operacioni është quajtur “Kulmi” i koordinuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me autoritetet shqiptarë falë edhe bashkëpunimit të zyrave ndërlidhese të dy policive, asaj shqiptarë dhe italiane.

Urdhër-arrestet janë ekzekutuar në Foxhia, Lece, Bolonja, Roma, Napoli dhe Katanzaro.

Në total janë sekuestruar mbi 3 tonë e gjysmë marijuana, kokainë dhe hashash, me vlerë 40 milione euro në treg. Droga ishte ndarë në 7 milionë doza

Po ashtu janë sekuestruar 4 milionë euro pasuri e anëtareve të organizatës kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *