Ngjitja e Hashim Thaçit ne postin e larte te kreut te shtetit ne Kosove është stacioni i radhës i nje rrugëtimi me ulje-ngritje dhe dritëhije te forta, e njerit prej politikaneve me te pushtetshëm, por edhe me te akuzuar e kritikuar ne Kosove. Thaçi, i lindur ne vitin 1968, iu bashkua Lëvizjes për Pavarësi qe kur ishte student, duke u bere madje nje nga drejtuesit e saj ne fillim te viteve ’90. Por me ashpërsimin e shtypjes serbe, ai u largua per ne Zvicër, ku studio histori dhe marrëdhënie ndërkombëtare. I kthyer ne Kosove si nje figure qendrore e UCK-se, ai fitoi nofkën “Gjarpri” për aftësitë e tij ne shmangien e policisë serbe. Ai ishte pjese e bisedimeve per paqen ne Rambuje ne vitin 1999 dhe pas luftës themeloi Partine Demokratike te Kosovës, fraksioni kryesor i dale nga radhët e UÇK-se. Thaçi vlerësohet si nje lojtar i jashtëzakonshëm ne karrierën politike, me aftësi per te arritur gjithçka synon, duke mbajtur gjithmonë frerët e pushtetit ne nje mënyrë ose ne nje tjetër. Ne nëntor 2007, Thaçi u zgjodh kryeministër i Kosovës dhe si i tille shpalli ne 17 shkurt 2008 pavarësinë e saj, duke rritur edhe me tej profilin dhe popullaritetin e tij. Por nuk vonoi shume dhe qeveria e tij u vendos ne qendër te akuzave për korrupsion dhe per lidhje me krimin e organizuar, ndërsa nje raport i zviceranit Dik Marti e vuri ate nen akuze per trafik organesh. Megjithatë ai arriti te qëndroje ne pushtet ne postin e kreut te qeverise, duke fituar serish zgjedhjet, edhe per shkak te nje opozite te dobët, te kryesuar nga LDK-ja. Por kriza politike ne Kosove, e shkaktuar edhe nga zgjedhjet e presidentit, e detyroi Thaçin te realizonte nje pakt me liderin e ri te LDK-se, Isa Mustafa qe do ta vendoste ate ne postin e kreut te qeverise, ndërsa vete Thaçi pranoi te hiqte dore nga detyra e kreut te qeverise, duke u bere zedhenesi i tij ne dhjetor 2014, por me kushtin qe ne nje dite si kjo e sotmja ai te zgjidhej ne postin me te larte te republikës se Kosovës, edhe me pajtimin e LDK-se. Zgjedhja e tij ne nje post si ai presidentit qe qëndron mbi palet ne kushtet e nje krize te tille politike dhe protestave te ashpra te opozitës, hedh shume pikëpyetje, por edhe sfida mbi detyrën qe ai sapo ka marre.