E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Kulluri “përplaset” me Bashën: Je humbësi më qesharak

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri është një nga kritikët që kërkon largimin e Lulzim Bashës.

 

Për këtë kërkesë, ai pretendon se është sulmuar nga njerëzit e Bashës, që e quajnë votues të Edi Ramës.

 

Reklamë

Liderit demokrat, Kulluri i kërkon që të heqë dorë nga këto sulme dhe të largohet nga drejtimi i PD sa është në kohë. Ai e quan Lulzim Bashën dështak.

 

“I dashur Llum-zim Isufi, hiq dorë sa më shpejt nga drejtimi i PD dhe format sigurimse të sulmeve të ulëta ndaj kritikëve që të mos ikësh me turp! Çlirohu nga skllavëria e kunatit dhe milionave të oligarkëve që u vë gjoba nga karrigia e kryetarit të PD! PD do reformohet, ndërsa ty do të të mbetet vula e humbësit më qesharak në historinë e pluralizmit politik! Dështak lind, nuk bëhesh!”, ishte reagimi i Edvin Kullurit në “Facebook”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë