Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 May 2026
Vizion fokus

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon dhe shkon...

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa e mbrojtur...

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu vlerëson Ilir...

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk na duan,...

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit që më...

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student ekselent më...

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen fëmijërinë në...

Presidentja bullgare do t’i japë mandatin partisë së paraardhësit...

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë Profesor...

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv, përmbledh zhvillimet...

Kulluri: Mënyra si po bëhet opozitë është e gabuar, Berisha të tërhiqet

20 Tetor 20:49

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Kulluri, në një intervistë për Vizion Plus komentoi gjendjen e opozitën dhe përballjen e saj me mazhorancën në Kuvend, kundrejt refuzimit të socialistëve ndaj kërkesave të tyre.

 

Përse jeni kritik dhe nuk mendoni se është zgjidhja e duhur forma që kanë zgjedhur Bardhi dhe Berisha në Kuvend?

 

“Unë besoj se opozita në tërësinë e vetë duhet ta ketë detyrë për të kryer, duhet të krijojë besim tek opinioni publik që është një alternativë më e mirë sesa qeveria dhe këto forma radikale të sjelljes politike, nuk janë alternativë politike për të cilën shqiptarët kanë 10 vite që presin dhe për të cilat ne si opozitë kemi edhe 2 vite kohë, sepse koha nuk mund të jetë pafund”, theksoi ai.

 

A duhet të kritikohet mazhoranca që nuk pranon kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore?

 

 

“Nuk ka absolutisht asgjë të re, nuk është hera e parë që ata nuk pranojnë Komisione Hetimore, rasti më skandaloz ka qenë para disa vitesh ku ne kërkuam Komision Hetimor për çështjen e CEZ-it, që u falën 500 mijë dollarë borxhe kompanisë çeke para se të largohej, megjithëse çështja ishte në arbitrazh, me shkelje të hapur të legjislacionit shqiptar dhe PS e dini çfarë bëri? Krijoi një Komision Hetimor paralel për privatizimin e CEZ në 2008”, tha ai. “Ky parlament nuk është përfaqësues i sovranitetit popullor, ky parlament është që në vitin 2009 që përfaqëson vullnetin e e tre-katër kryetarëve partish”, thekson ai duke bërë fajtor Ramën dhe Berishën. “Për t’i ikur përgjegjësisë së 14 majit, për t’i ikur përgjegjësisë dhe pamundësisë së zotit Berisha për të drejtuar opozitën radikalizohen situata në mënyrë artificiale jo se arsyet nuk qëndrojnë ndaj kësaj mazhoranca, por ka 10 vjet që thuhen këto gjëra dhe ka 10 vjet që humbim zgjedhjet”, shton ai.

 

Cila është formula që e nxjerr opozitën fituese pas dy vjetësh?

 

“Formula e vetmë është që opozita të marrë një votë më shumë se mazhoranca. Në këto kushte që jemi është thuajse e pamundur dhe mbi të gjitha, mënyra si bëhet opozitë është e gabuar për ta sjellë opozitën në pushtet, jo për të ardhur ajo në pushtet, por për të pasur një rrotacion politik në kuptimin e një qeverisjeje më të mirë. Çfarë rëndësie i japim ne shqiptarëve, ku vetë këta që kanë dalë deputetë nga PD, nuk njohin vendimin e gjykatave, kur këta njerëz është çuar një grup prej 30 deputetësh dhe votojnë kundër rezolutës që kanë votuar vetë më 18 dhjetor të para dy viteve. Kjo është qesharake, kjo është arsyeja pse ne kemi humbur besimin. Është përçarë një parti e vetme për shkak të një personi, që e vuri PD para dilemës, o do kishim një diskurs përplasjeje me SHBA, partnere jonë strategjike e shqiptarëve jo e PD, por e gjithë shqiptarëve”, thotë ai duke shtuar se Berisha duhet të tërhiqet.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Basha Berisha kulluri Mazhoranca PD

Nga e njëjta kategori

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa e mbrojtur është Shqipëria sot

më shumë...

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu vlerëson Ilir Metën si ministër të Jashtëm, zbulon detaje

më shumë...

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk na duan, por u duhemi

më shumë...

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit që më shkatërroi jetën pas prishjes së fejesës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:02

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon...

10:30

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa...

10:13

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu...

10:06

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk...

10:03

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni peshkun...

9:44

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit...

9:38

“Dua të bëhem baba”/ Ish-fermeri në Living...

9:27

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student...

9:18

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen...

9:12

Presidentja bullgare do t’i japë mandatin partisë...

9:09

Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e...

8:49

Abdixhiku: LDK pajtohet të garojë së bashku...

8:15

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama:...

8:14

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv,...

8:10

Rama: Misioni historik PS është të fusë...

8:01

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të...

7:35

E akuzonte për vdekjen e të birit...

7:29

Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin

6:44

“Shkollat do të pajisen me laboratorë smart”,...

6:38

SHBA bllokon anijet drejt Iranit, 51 mjete...

Më të klikuarat

  • Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • Sara merr surprizën e veçantë nga fëmijët dhe bashkëshorti...
  • E akuzonte për vdekjen e të birit 3 vite me parë, 54-vjeçari...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.