Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri lëshoi akuza të forta për kryedemokratin Lulzim Basha. Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, me spikere Pranvera Borakajn, Kulluri e quajti Bashën një njeri të korruptuar dhe pa cipë, që nuk jep dorëheqjen.

 

“Kjo kërkon që të kesh pak cipë dhe ndërgjegje, dhe koshiencë. Këto elementë i kanë munguar zotit Basha. E ardhmja e PD nuk është e rrezikuar më, është e vulosur që të jetë një parti e dytë. Pas çdo humbjeje, zotëria fillon luftën e tij me mullinjtë e erës. Ky është Lulzim Basha, të gjitha lëvizjet i bën në funksion të karriges së tij, ky njeri është korruptuar në opozitë. I dinë shqiptarët marrëdhëniet që ka ai me ata që i akuzon si oligarkë. Ndryshimi i qeverisjes së vendit nuk mund të vijë përmes auto-iluzionit dhe gënjeshtrave të rëndomta. Nuk ka më kush interes të shohë këto ture me ca djem e vajza të reja.”

 

Në mbledhjet e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së të dielën, kritiku i Lulzim Bashës pret debat. Sipas tij, kampi i djathtë nuk ka më kohë të humbur nën drejtimin e Bashës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *