E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 41 minuta më parë
Politikë

Kulluri i “përvishet” Ferdinand Xhaferajt: Gardelinë e Bashës, humbës

Edvin Kulluri, teksa ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis” ka sulmuar kreun e PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, i cili ka dalë në mbrojtje të Lulzim Bashës.

 

“Të thotë Ferdinand Xhaferrja që unë mbështesë Lulzim Bashën, ndërkohë që ka humbur në 2011, 2017, ndërsa humbi edhe tani. Anëtarësia e PD nuk e miraton këtë situatë në parti. Këta që e ngrenë dorën në mbështetje të Bashës janë skllevër psikologjik të liderit, janë të vetënënshtruar. Kanë rrëzuar komunizimin, por nuk rrëzojnë dot një humbës në krye të saj. Nuk pranoj ta lëmë këtë parti në duart e një komiku, duke e lënë Ramën 12 vjet në pushtet. E patolerushme.”

 

Kulluri theksoi se demokratët nuk mund ta lënë PD-në në dorën e një “komediani”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë