Kulla fushore e Turanit, krahas asaj të fshatit Malavec pranë Korçës, janë dy objektet e veçanta të shpallura monumente kulture.

Nga një informacion I detajuar që jep Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, kulla e Turanit vlerësohet banesë e fortifikuar e tipit kullë. Ajo ndodhet në gjendje pjesërisht të rënuar dhe si ndërtim I përket shekullit të 19-të.

Ndodhet në skajin lindor të fshatit Turan dhe është ndërtuar në një terren të sheshtë. Volumi I saj I mbyllur, mungesa e dritareve dhe elementë të tjerë flasin vetëm për mbrojtje. Kulla ka sipërfaqe 46.575 metra katrorë dhe lartësi 15 metra.

Me një hyrje të vetme dhe shkallë druri që nuk ruhen më. Sipas të dhënave, kulla ndahet në katër kate prej dyshemesë së drurit e cila nuk ruhet me përjashtim të gjurmëve të trarëve. Në katin e dytë ngjitej me shkallë guri. Kati I parë shërbente si depo drithi e prodhimesh bujqësore.

Ambjenti kryesor I luftimit ishte kati I dytë, I pajisur edhe me frëngji për armët e zjarrit. Kati I tretë ishte ambjenti kryesor I banimit, I përbërë nga një kthinë dhe ambjenti sanitar. Prania e një oxhaku të bën të besosh se aty gatuhej gjatë verës. Muret e kullës janë të punuara me gurë, të lidhura me llaç e breza druri.

Nga ana e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës janë propozuar ndërhyrje konservuese dhe restauruese të këtij objekti të veçantë për zonën e Korçës. Ndërhyrjet propozohen në konstruksionin e kullës, pastrimin e fugatimin e mureve, ribërjen e dyshemeve dhe shkallëve si dhe sistemimet e vendosjen e sinjalistikës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *