E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Kuku vdiq pluralizmi”, Rama ironizon Topallin: Ua kemi fajin ne madhështorëve që ju mungojnë 200 mijë vota dhe kishin kandidat një kufomë ambulante

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, gjatë takimit falenderues me kandidatët fitues dhe jofitues të PS në zgjedhjet e 11 majit, ka ironizuar deklaratat e kundërshtarit politik pas humbjes.

Duke iu referuar deklaratave të bëra nga Jozefina Topalli pas votave të ardhura nga emigrantët në Greqi në Qarkun e Beratit, Rama tha se për “Madhështorët” këtu vdiq demokracia, ndërsa në të vërtetë ai ishte rezultat i një pune të bërë prej kohësh nga socialistët.

Reklamë

Më tej me ironi theksoi se kundërshtari vijon tu ofrojë shqiptarëve si alternativë për kryeministër një kufomë ambulante me kapelen e Donald Trump, duke iu referuar kryedemokratit Sali Berisha.

“E rikthyer si Doruntinë në një version satirik të legjendës mbi samarin e listës së mbyllur të partisë Jozefiane vajtonte një ditë pluralizmin me lotët rreke për një grup zarfash të ardhura në Berat. Vdiq thoshte pluralizmi, vdiq kuku e mjera unë dhe lotët vu. Pra ne jemi vrasësit e pluralizmit meqë vajtojca Doruntinë. Meqë ata nuk e dinë se si punuohet me diasporën. Berati është në krye të skuadrave që shkëlqyen me rezultatet për të mobilizuar shqiptarët jashtë vendit dhe ata të Greqisë për zgjedhjet e  11 majit. Ne e nisëm kohë më parë, krijuam një bord kombëtar të diasporës, dhe mblidheshim në orën 08:00 të mëngjesit çdo të hënë ku ndiqnin bashki për bashki ngritjen e një rrjeti vullnertarësh të PS në Greqi e përtej, kudo ku shqiptarët janë dhe kur ne bënim këto Jozefina ishte ende në humbëtirat e syrgjinit politik duke qymtuar në filxhan fatin që në fund doli lumë dje janë 10% për ata dhe 90% për ne në një grup zarfash që vijnë në një pikë të caktuar, kjo varet se sa zgjedhës janë regjistruar dhe sa i kanë motivuar. Kur ata çohen nga gjumi dhe thonë rrush ne kemi mbushur koshat, duke filluar punën për zgjehdjet e tjera sa ka rënë dielli i zgjedhjeve të tjera. Jemi ne hajdutët që Madhështorëve që ju munguan 200 mijë vota nga zgjedhjet e kalura, apo se Madhështorën ju ofruan shqiptarëve për kryeministër një kufomë ambulante me kapelen e Donald Trumpit dhe ju premtuan shqiptarëve një magji me atë lojën fluturon gomari”, tha Rama.

Më shumë video

Reklamë