Të ndjekësh ëndrrën kur humbet shpresën, kjo po ndodh sot te të rinjtë dhe familjet Kuksiane,ku  të gjithë kanë si destinacion Amerikën, një zgjidhje më ligjore dhe e pranueshme.Ka vetëm  katër ditë që janë hapur aplikimet për Lotarinë Amerikane për 2018 dhe të dhënat flasin për një interesim të shtuar të Kusianëve, për të shkuar drejt  Amerikës .Por përveç “ ëndërrës amerikane “, Kuksianët ,po provojnë  të shkojnë edhe në Gjermani. Ky konfirmim vjen  nga shoqëria  civile që ofron  edhe asistencë  aplikimimi  për Lotarinë Amerikane, e cila bën të ditur se  situatar është më keq se në vitet e eksodit masiv të  2013-2015, referuar numrit të të  larguarëve ,në dy vitet e fundit rreth 150 qytetarë të ikur  në Amerikë .

 

Rufat Demalia,Shoqëria Civile.-

“Sivjet është pritur me interes shumë të madh koha e hapjes së Lotarisë Amerikane. Vetëm këta 2-3 ditë që ka filluar aplikimi,numri është jashtëzakonisht i lartë.Ineresimi është i madh.Nuk është vetëm Lotaria Amerikane  që po provojnë qytetarët Kuksianë. Tani po provojnë me letra apo pa letra më shumë Gjermaninë.Unë mendoj se situata është më keq se në vitet 2013-2014-2015. Mungesa e besimit ndaj qeverisë,politikës për të zgjidhur problemet,për të ofruar punësim,për të siguruar një mirëqenie për qytetarët Kuksiane po shkatërron të ardhmen e vendit sepse po largohen familje me fëmijë të vegjël të cilët janë e ardhmja e këtij qyteti”

 

 

Gentian Palushi,Shoqëria Civile.-

“ Vitin e kaluar edhe këtë vit në Kukës ka patur rreth 50 të përzgjedhur që po ta marrim me një mesatare prej tre anëtarë familje i takon që të jenë 150 qytetarë që janë larguar nga Kukësi. Tani, shkaqet dhe arsyet ne i dimë mirë.Të gjithë ato shpresojnë për një jetë më të mirë.Duke parë  që kushtet ekonomike-sociale janë të vështira sidomos në Kukës që është një rajon i varfër. Mundësitë e punësimit janë të pakta dhe emigracionin e shohin si një zgjidhje.”

 

Por “ ëndërra amerikane” sipas shoqërisë civile ka edhe pasojat për  Kukësin si largimi i krahut të punës dhe plakja e polpullësisë.

 

Gentian Palushi,Shoqëria Civile.

“ Tendenca në rritje  e të rinjëve për të aplikuar për Lotarinë Amerikane do të thotë që po ikën krahu më aktiv i punës.Këtu do të mbetën vetëm personat që nuk kanë fuqi për punë. Kështu do të këmi edhe fenomenin e plakjes.”

 

Vetëm në qytetin e Kukësit  në katër ditët e para të nisjes se Lotarisë Amerikane jane bëre mbi 300 aplikime në kancelari dhe qendra interneti të qytetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *