Humbja e fundit kundër Skënderbeut në javën e 25 të Superiores I ka kushtuar shtrenjte trajnerit të Kukësit.

Armando Cungu është shkarkuar nga klubi verior me arsyetimin e rezultateve negative në javët e fundit, të cilat e kanë vështirësuar shumë luftën për titullin kampion me Partizanin pasi diferenca me kryesuesit ka shkuar 9 pikë.

Nëpërmjet një deklarate të shpërndare për mediat, klubi I Kukësit pasi falenderon shkodranin Cungu për kontributin e dhënë në ekip, konfirmon se skuadra deri në fund të sezonit do të drejtohet nga Ramadan Ndreu I cili deri tani kishte pozicionin e drejtorit të menaxhimit.

 

Deklarata e klubit te Kukesit:

Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu. Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit. Falenderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë. Që nga dita e sotme në krye të bankinës sonë do të jetë Ramadan Ndreu, i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *