E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kukësi leksion Skënderbeut, gjen finalen e Kupës

Ekipi i “Skënderbeut” i ka mbyllur llogaritë e përfaqësimit në kompeticionet europiane nga rruga e Kupës së Republikës me humbjen në ndeshjen e kthimit ndaj Kukësit.

Të brishtë, të lëkundur në motivin e sakrificës për skuadrën, bardhekuqtë e Skënderbeut humbën një sfidë përfaqësimi dinjitoz në fushën e tyre.

Gola te evitueshem, apo edhe gabime foshnjarake ne fazen ofensive u pane edhe ne kete duel kthimi gjysmefinal.

Pasi humbi me rezultatin më dinjitoz 2-1 në ndeshjen e vajtjes, Skënderbeu e humbi 1-3 ndeshjen e kthimit ndaj Kukësit.

Reklamë

Nuk dihet nëse Skënderbeut i ka mbetur ngushëllim për  këtë sezon, kur dorëzohet javë pas jave.

Objektivi Europë nga rruga e Kupës së Republikës dështoi shpresat mbeten vetem tek kampionati.

Kukesi nderkohe ka shansin te ngushellohet ne kete sezon me nje trofe nese mund Tiranen ne finalen e 2 qershorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë