E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 1 orë më parë
Sport

Kukësi kualifikohet me vuajtje ndaj modestëve maltezë

Kukësi vuajti shumë, por u kualifikua për në turin e dytë kualifikues të Uefa Champions League.

 

Pas barazimit 0 me 0 në takimin e parë në Shqipëri, veriorët barazuan 1 me 1 në Maltë, kundër La Valletes duke siguruar kalimin për në turin tjetër.

 

Reklamë

Vendasit shënuan të parët me anë të Malanes në minutën e 67.Por Kukësi ia doli te barazojë me anë të  gjeorgjianit Dzaria në minutën e 84.

 

Kukësi e mbylli me 10 lojtarë ndeshjen,  pasi Zguro doli në fund me të kuq, por skuadra e Armando Cungut ia doli me shumë vuajtje të kualifikohet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë