Kukësi ka arritur të kalojë me sukses edhe provën e dytë të vështirë në kampionat pas mposhtjes së Partizanit javën e parë.

 

Verilindorët arritën të fitonin në transfertë përballë Flamurtarit me rezultatin e thellë 0 me 3.

 

Të besuarit e Shpëtim Duros arritën të kalonin në avantazh qysh në minutën e 23 të pjesës së parë me Shkurtajn.

 

Me fillimin e të dytës ishte po Shkurtaj ai që shënoi për herë të dytë në minutën e 62. Në të 72 minutë ishte Gocaj që përmes një autogoli I dha epërsinë Kukësit duke vulosur kështu rezultatin në shifrat 0 me 3.

 

Me këtë rezultat, Kukësi ka marrë kryesimin e tabelës pasi ka golavarazh më të mirë se Skënderbeu.

 

Ndërsa për vlonjatët ky ishte starti më i keq i mundshëm pasi në dy javët e para të kampionatit kanë pësuar dy humbje të njëpasnjëshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *