E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kukës/ Rrëshqitja e dherave rrezikon 40 banesa, banorët në panik

Në lindje të qytetit të Kukësit, dhjetëra banorë të lagjes së re ndeshen me erozionin e tokës. Rrëshqitjet kanë filluar pas ndërtimit të skarpatës së nënkalimit të “Urës 6 metroshe” që lidh “Rrugën e Kombit” me qytetin e Kukësit.

Banorët tregojnë frikën dhe panikun që po u kanoset çdo ditë. Banorët thonë se asnjë instancë shtetërore nuk ka trokitur tek ata. Mjaft shqetësuese paraqitet situata edhe për kalimtarët e rrugës.

Dherat dhe balta bie pa ndërprerje në rrugë, duke bllokuar një gjatësi prej afro 100 metrash të korsisë së djathtë, raporton Vizion Plus

Më shumë video

Reklamë