E diel, 8 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kukës, protestë për të arrestuarit

Banorë të Kukësit, Hasit e Tropojës si dhe qytetare nga Prizreni u mblodhën sot paradite para Gjykatës së Kukësit, duke kërkuar lirimin e 11 protestuesve që vijojnë të jenë në paraburgim. Me pankarta në duar ku shkruhej “lironi vëllezërit tanë” ata i bene apel kryeministrit Rama që të ndikoje per te nxjerrë nga burgu kuksianët e arrestuar ne protestën e 31 marsit ne rrugën e Kombit. Protesta vjen një ditë para seancës për rivlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit të Shkodrës. Edhe nesër, banoret e Kukësit do të protestojnë para Gjykatës së Apelit ne Shkodër, te mbështetur dhe nga deputetet e opozitës.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë