Subscribe

Pak dite nga nisja e vitit te ri shkollor pushteti vendor ne Kukës kërkon ndihme për ndërhyrjen ne një nga shkollat me te mëdha 9 vjeçare.

 

Shkolla “Avni Rustemi” ka problematika të shumta, që prej mungesës së mjeteve të nevojshme, e deri tek ambientet e papërshtatshme ne klasa për shkak te amortizimit te godinës.

 

Neraida Selmani: “ Pjesa e soletës së katit të katërt është problematike. Në kohë reshjesh çfarë bie jashtë hyn brenda. Dyert e klasave janë akoma të kohës tashmë të harruar. Terrenet sportive janë po aq emergjente. Janë lënë përgjysmë. Do të krijohen edhe klasat sportive. Do të ketë profilizim të kësaj lënde. Edhe palestra ka nevojë për rikonstruksion dhe të sillet në parametrat normal. Janë disa gjëra që duhet ndërhyrje . Është super emergjente rikonstruksioni i plotë i shkollës”.

 

Edhe prefekti i qarkut te Kukësit pranon se zhvillimi i procesit mësimor ne këto kushte është mjaft i vështirë.

 

Zenel Kucana: “Ne do të marrim masat e nevojshme për të ndalur nga kjo gjendje dhe shpresoj që në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe Ministrinë e Arsimit, do të bëjmë të mundur që shkolla të ketë kushte normale mësimi”.

 

Shkolla “Avni Rustemi” frekuentohet nga 760 nxënës. Që prej ndërtimit të saj në vitin 1974 godina nuk ka njohur asnjë rikonstruksion të plotë, por vetëm riparime të vogla nga pushteti vendor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *