E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kukës, burg përjetë vrasësit të dyfishtë

 

Gjykata e Kukësit dënoi me burgim të përjetshëm Muharrem Bugjishën, i akuzuar nga Prokuroria për vrasjen me armë të vëllezërve Emri dhe Bilbil Batusha, si dhe plagosjen e një tjetri, në 25 korrik të vitit 2015. Nga hetimet rezultoi se shkak i krimit ishte një konflikt mes autorit dhe viktimave për një hapësire tokë krom-mbajtëse në fshatin Kalimash. Ndonëse u largua menjëherë pas krimit, autori u dorëzuar disa kohë pas ngjarjes. Edhe pse pala mbrojtëse pretendoi se Muharrem Bugjisha ka pasur probleme mendore, përsëri ai nuk i shpëtoi burgimit përjetë. ekspertiza mjeko ligjore doli në përfundimin se I pandehuri nuk ka probleme të shëndetit mendor dhe se ai e ka kryer krimin, për të ndarë zonat e kërkimit të kromit në zonën e Kalimashit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë