E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 22 minuta më parë
Politikë

Kukan raporton për zgjedhjet

Shefi i delegacionit të Parlamentit Europian në misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve të 25 qershorit, Eduard Kukan, raportoi ne Komitetin e Punëve te Jashtme per procesin elektoral. Ai tha se zgjedhjeve në Shqipëri duhet t’i jepet rëndësi për kontekstin politik ne te cilin ato u zhvilluan. Kukan nënvizoi se OSBE – ODIHR është fokusuar me shume ne çështjet dhe problemet teknike te zgjedhjeve. Ndërkohe, eurodeputetë te ndryshëm u shprehën se moskontestimi i zgjedhjeve dhe mungesa e ngërçeve të mëtejshme politike në Shqipëri tregon për një rikthim të normalitetit demokratik në vend, ndaj nuk ka më kuptim shtyrja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë