Eurodeputeti Eduard Kukan do të jetë kryesuesi i misionit të vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Kukan shkruan se të dielën, së bashku me kolegët e tij nga Parlamenti Europian, do të ndjekin zgjedhjet ne te gjithë territorin e vendit. Ai shton se këto zgjedhje janë të rëndësishme për drejtimin e ardhshëm të Shqipërisë, vazhdimin e reformave dhe integrimit në BE. Eurodeputeti thekson në fund se Shqipëria është partner në NATO dhe një kandidat për anëtarësimin në BE.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *