Subscribe

Shtohet presioni ndërkombëtar ndaj krerëve të politikës shqiptare për votimin e reformës në drejtësi. Eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Flenkenshtain apelojnë për miratimin e reformës në drejtësi. Dy eurodeputetët, inkurajojnë kontaktet mes politikanëve shqiptarë për arrijen e një marrëveshjeje të nevojshme politike, për miratimin e refomës.

“Ne fuqishëm inkurajojmë liderët politikë shqiptarë të vazhdojnë bisedimet me frymën e vullnetit të mirë, duke pasur në mëndje objektivin kryesor të kësaj reforme, vendosjen në Shqipëri të një sistemi gjyqësor të besueshëm, të pavarur dhe efecient”.

Në një deklaratë të përbashkët, dy deputetët e Parlamentit Europian, të angazhuar në zgjidhjen e ngërçit politik për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi, theksojnë se shprehin keqardhje që propozimi i faktorit ndërkombëtarë nuk është pranuar.

“Ne po ndjekim nga afër zhvillimet mbi reformën në drejtësi në Shqipëri. Ne e kemi mbështetur këtë reformë prej fillimit të saj dhe vijojmë ta përkrahim atë. Duke inkurajuar partnerët tanë në Shqipëri për të gjetur kompromisit, ndërkohë që kërkojnë standardet më të lartë për një reformë drejtësie me mirëkuptim. Ne shprehim keqardhje se propozimi i fundit ndërkombëtar për konsensus nuk u pranua. Megjithatë, ne ende jemi të bindur se zgjidhja do të gjendet. Është detyrë e shtetit shqiptar të garantojë zbatimin e ligjit për qytetarët e tij dhe përgjegjësia e liderëve politikë në Shqipëri të adaptojnë një reformë drejtësie të besueshme, e cila të garantojë një sistem gjyqësor të pavarur dhe efecient.”

Kukan dhe Flenkenshtain theksojnë mbështetjen për rolin që ndërkombëtarët do të luajnë në procesin e kontrollit të gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri.

“Ne mbështesin rolin e parashikuar për Operacionin e Monitorimit Ndërkombëtar, për të mbikëqyrur procesin e Vetingut. Sipas opinionit tonë, nuk zvogëlon apo mbikalon autoritetet shqiptare, çka është e rëndësishme. përfshirja ndërkombëtare do të forcojë besueshmërinë e reformës në sytë e publikut shqiptar dhe komunitetit ndërkombëtar dhe është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias”.

Brukseli prej kohësh ka intensifikuar presionin ndaj lidershipit politik shqiptar për miratimin e reformës. Një ditë më parë ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, kërkoi me ngulm arritjen e një kompromisi për votimin e reformës më 21 korrik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *