Në kujtim të figurës dhe veprës së akademikut Petrit Gaçe, u mbajt këtë të martë një konferencë shkencore, ditë që përkon me 25 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

 

Akademikë, mjekë dhe të arfërm e kujtuan atw si një ndër ikonat e mjekësisë, qw themeloi kardiokirurgjinë shqiptare. I vlerësuar si një mjek i shkëlqyer, Petrit Gaçe luajti një rol të rëndësishëm edhe në formimin profesional të kirurgëve të rinj.

 

Ndërsa sot Petro Gaçe vlerësohet  jo vetëm për kontributin që ka dhënë për mjekësinë shqiptare, por edhe për humanizmin, patriotizmin, e dedikimin e treguar ndaj pacientëve.

 

Pak ditë më parë, Petrit Gaçe u vlerësua nga presidenti i vendit me dekoratën e lartë “Nder i Kombit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *