E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Kujtohet masakra e Srebrenicës

Në Bosnje Hercegovinë përkujtohet 22-vjetori i masakrës se Srebrenices. Me 11 korrik te vitit 1995 në Srebrenicë hynë forcat e ushtrisë serbe te cilat vranë rreth tetë mijë boshnjake myslimane, bura dhe të rinj. Edhe kete viti nuk merr pjesë asnjë zyrtar nga Serbia. Vetë boshnjakët kanë thënë se zyrtarët serbë janë të padëshiruar, meqë konsiderohen shkaktarë dhe bashkëpjesëmarrës në këtë masakër.

 

Edhe komuniteti boshnjak i Republikës së Maqedonisë mban nje marshim ne nderim te viktimave i cili do të fillojë prej Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e vjetër të Shkupit.

 

Ne këtë përvjetor një rrëfim drithërues vjen nga Nexhad Avdiq, i cili kujton kohën kur ka qënë i shtrirë në tokë ndersa forcat serbe masakruan 8,000 burra e djem myslimanë në Srebrenicë. Ai thote se ka vendosur të flasë për historinë e tij, për t’i kundërshtuar ata që bëjnë përpjekje të mohojnë masakrën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video